Vendosni fjalën kyçe....

Protestë kundër politikës së qeverisë për ndotjen, fermerët holandezë bllokojnë rrugët (Video)


Fermerët dhe ndërtuesit holandezë po protestojnë në të gjithë vendin për politikën e qeverisë për emetimet e azotit, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut, ndërsa demonstruesit kanë dalë me makineritë e rënda përgjatë rrugëve kryesore.

Protestuesit kanë arritur të bllokojnë disa rrugë me autokolona të ngadalta ose të parkuara automjetesh, përfshirë autostradën A1 pranë kufirit gjerman.

Në vende të tjera, policia ka bllokuar hyrjen e aktivistëve. Rrugët për në ndërtesat e qeverisjes vendore në qytetin e Groningen janë mbyllur nga policia për të bllokuar protestuesit.

Fermerët dhe punëtorët e ndërtimit thonë se jetesa e tyre është nën kërcënim nga politikat e reja të qeverisë kundër ndotjes për të ulur emetimet e azotit.

Mijëra projekte ndërtimi u pezulluan në fillim të këtij viti pasi Këshilli i Shtetit vendosi që ndërtuesit dhe fermerët në vend po shkelnin ligjet e BE-së në lidhje me emetimet e azotit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *