Vendosni fjalën kyçe....

Rama parashikon se Meta s’do ia dekretojë ligjin, çfarë thotë vetë presidenti?


Ndërkohë që në Parlament po diskutohet e ashtuquajtura “Paketë Antishpifje” dhe kryeministri Edi Rama tha se ky ligj sot do miratohet me se sbën, tani sytë janë te presidenti Ilir Meta.

I pyetur nga “Ora News” se si do të veprojë, Meta tha se nuk do të marrë vendime të nxituara.

 “Të shohim si do të jenë zhvillimet. Unë shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara. Çdo veprim i imi do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por nuk mund të gjykoj asgjë”– tha Meta.
Kreu i shtetit shtoi se do të vepronte bazuar në Kushtetutë.

“Unë e mbroj Kushtetutën çdo ditë edhe në çdo moment, që nga çasti që kam vënë dorën mbi Kushtetutë, sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit të Republikës.

Padyshim që kjo nuk është vetëm detyrë e Presidentit, por është e të gjithë popullit shqiptar, i cili e ka miratuar Kushtetutën me referendum më 22 nëntor të vitit 1998 dhe i cili për fat të keq që nga ajo periudhë e deri më tani ka lejuar t’i preket Kushtetuta në kohë të ndryshme, duke tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjë që ndihet sot nga të gjithë qytetarët shqiptarë.

Presidenti së bashku me qytetarët do të përforcojnë themelet e Kushtetutës, që u votua më 22 nëntor 1998. Kjo është detyra ime dhe është detyra e të gjithëve ne”, tha Presidenti Meta.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, kryeministri Rama tha se presidenti Ilir Meta nuk do ta dekretonte paketën e tij antishpifje.

“Ju them gjithë shqiptarëve se nga sot të gjithë do kenë një instrument që do ta vënë në punë pas Vitit të Ri se presidenti do ta kthejë para Vitit të Ri”– tha Rama.

Kryeministri deklaroi se pavarësisht kundërshtimeve si nga ana e gazetarëve dhe organizatave në vend, pavarësisht kritikave nga ndërkombëtarët dy projektligjet në fjalë do të kalojnë.

“Duan organizatat, s’duan organizatat, duan heronjtë që janë te dera duke filluar te Peçi Vasili, s’duan ata, ky ligj do kalojë sot.”– tha prerë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *