Pas fitimit të derbit ndaj Partizanit, bardheblutë, janë marrë hov duke fituar edhe sot ndaj Flamurtarit. Tre pikët e fituara nga Tirana e dërgojnë atë vendet e para të tabelës, po aq sa kampionët në fuqi.
Por në pjesën e dytë një penallti e shndërruar në gol nga Batha dhe të fituar nga Torasa zhbllokon bardheblutë.
Nëntë minuta më pas është Torasa që dyfishon dhe i vë kapak sfidës kur shënon një gol të bukur me një gjuajtje fluturimthi pas harkimit të Kales.