Vendosni fjalën kyçe....

“Ai ishte superior ndaj të gjithëve, përfshirë edhe mua”- cili është lojtari më i madh i të gjitha kohërave sipas Diego Maradonës


Harrojeni Lionel Messin, Cristiano Ronaldon apo edhe Pelen, pasi Diego Maradona ka zgjedhur dikë tjetër si lojtarin më të mirë në botë të të gjitha kohërave.

Maradona zgjodhi legjendën argjentinase Alfredo Di Stefano, i cili ka luajtur për Real Madridin midis viteve 1953 dhe 1964 kur shënoi 308 gola mbresëlënës në 396 paraqitje. Ai përfaqësoi gjithashtu ekipet kombëtare të Argjentinës, Kolumbisë dhe Spanjës.

Ai fitoi dy herë “Topin e Artë” dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, deri sa u zëvendësua, së pari nga Raul dhe më pas nga Cristiano Ronaldo.

Pavarësisht suksesit të Ronaldos dhe Messit sot, Maradona thotë se nuk ka asnjë krahasim me Di Stefanon kur bëhet fjalë për të qenit më i miri në të gjitha kohërat.

“Unë mendoj se më i miri ishte Di Stefano”, tha Maradona në një intervistë për AS Argentina. “Ai ishte superior ndaj të gjithëve, përfshirë edhe mua. Pele nuk donte ta njihte Di Stefanon. Miqtë e Peles kanë shpikur një trofe për të si legjendën e gjallë të futbollit. Por edhe unë e kam rrahur atë për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në histori.”- vazhdoi ai.

Maradona shtoi se vetë do kishte fituar disa çmime të tjera të Ballon d’Or, nëse karriera e tij do ishte zgjatur. Diego Maradona aktualisht është menaxher i skuadrës argjentinase Gimnasia de La Plata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *