Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Në janar shpalosim alternativën, të hapet partia për ndryshimin e vendit


Kreu i PD-së Lulzim Basha nga mbledhja me ish-grupin parlamentar deklaroi se demokratët do bëjnë gati alternativën dhe se vuri si objektiv kryesor votën e lirë.

Më tutje Basha kërkoi edhe hapjen e partisë ndaj të gjithë elementëve që janë kundër qeverisjes së socialistëve.

Paralelisht ne jemi në përfundim të programit tonë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza. PD është kthyer në shpresë për shumicën e qytetarëve. Brenda janarit do të përfundojë hartimi i alternatives sonë, në mënyrë konkrete, me perllogaritje për çdo fushë, çdo sektor, për çdo grup shoqëror, për bizneset e vogla dhe të mëdha, për investimet e huaja, për rininë. Të gjithë duhet ta dinë sot si do të jetë situata e tyre në qeverinë tonë”, – tha Basha, ndërsa shprehu kënaqësinë që me qindra të rinj janë afruar pranë PD, pedagogë, mjekë, juristë, profesionistë nga te gjitha fushat që duan të japin kondributin e tyre në ndryshimin e vendit.

Objektivi kryesor për opozitën, sipas Bashës është vota e lirë.

“Objektivi ynë është: garantimi i votës së qytetarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme, nisje e negociatave për anëtarsim, zhvillim ekonomik dhe punësim për shqiptarët” – u shpreh Basha në fjalën e tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *