Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, tha se deri në vitin 2022, vendi do funksionojë me sistemin zgjedhor të tanishëm.
Ai shtoi se PS-ja është e hapur për miratimin e një sistemi të ri zgjedhor me konsensus duke i bërë thirrje opozitës të sjellë propozimet e saj.
‘Kuti të caktuara do të hapen për t’u riparë, kjo do të sjellë një transparencë të madhe ligjore. Këto kuti do të hapen pas përfundimit të procesit dhe kjo synon integritetin dhe një transparencë. Opozita solli një propozim dhe këtë do e bëjmë në një seancë të veçantë. Edhe aktorë të tjerë do jenë të ftuar dhe do të bëjnë propozimet. Procesi do të shoshitet me kohë dhe të adresojmë çështjet të cilat janë kundër rekomandimeve të OSBE.’ – tha Gjiknuri,
Ai shtoi më tej se draftet e paraqitura për reformën janë ende teknike kurse teknologjia në votime është çështje që kërkon kohën e saj.
‘Draftet e paraqitura për kodin zgjedhor janë ende teknike. Besoj se deri në vitin 2022 këtë sistem zgjedhor do të kemi. Vijojmë t’i qëndrojmë mendimit që opozita të sjellë propozimet dhe ne qëndrojmë të hapur. E presim PD dhe partitë e tjera të opozitës të vijë. Teknologjia është një mënyrë për t’u adresuar dhe kërkon kohën e saj. Teknologjia mund të kërkojë më shumë kohë, por nuk mund të qëndrojmë pa bërë zgjedhje sepse nuk ka teknologji. Çështja e sistemit është një cështje kushtetuese. Kemi dhe ne pretendimet apo propozimet edhe pse ky sistem në mendimin tim nuk është i keq. Ja kemi lënë këtë opozitës dhe nëse biem në konsesus atëhere i përket Kushtetutës.’ – shtoi Gjiknuri.