Vendosni fjalën kyçe....

Kritikoi Kinën për keqtrajtimin e myslimanëve, merret masa ndëshkuese ndaj Mesut Ozil


Mesfushori i Arsenalit Mesut Ozil është hequr nga video-loja “Pro Pro Evolution Soccer 2020” pas kritikave të tij për mënyrën se si Kina i trajton myslimanët Ujgur.

Ozil i cili është dhe vetë musliman, i quajti myslimanët në Kinë si “luftëtarë që i rezistojnë përndjekjes”. Ai akuzoi Kinën se nuk i lejonte ata të faleshin në xhami dhe tha se atje digjet libri i shenjtë i Kuranit.

Por për shkak të këtyre kritikave, sipas NetEase, futbollistit i janë hequr tre tituj në vend.

“Lojtari gjerman Ozil postoi një deklaratë ekstreme për Kinën në mediat sociale. Fjalimi lëndoi ndjenjat e tifozëve kinezë dhe shkelte frymën sportive të dashurisë dhe paqes. Ne nuk e kuptojmë, pranojmë ose falim këtë.”– thuhet në një deklaratë ku jepet masa ndaj Ozil, citon BBC.

Arsenali nuk ka pranuar ta komentojë këtë duke thënë se klubi është “apolitik“. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, rreth një milion njerëz kryesisht nga komuniteti musliman Ujgur – mendohet se janë ndaluar pa gjyq në kampet e burgimit të sigurisë së lartë.

Kina ka mohuar vazhdimisht keqtrajtimin e muslimanëve ujgurë në vend dhe thotë se ata po edukohen në “qendra të formimit profesional” për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm fetar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *