Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë para pak çastesh në Tiranë.
Magnituda e tërmetit ka qenë 4.7 e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë pranë Vorës.
Tërmeti i 26 nëntorit është shoqëruar nga qindra pasgoditje më të lehta, një pjesë e të cilave janë ndjerë.
Nga lëkundjet e 26 nëntorit 51 persona humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën ndërsa mijëra kanë mbetur pa banesë.
Lëkundjet e para pak çasteve janë ndjerë më shumë në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.