Superylli i Paris Saint-Germain (PSG) Kylian Mbappe është bërë lojtari më i shtrenjtë në botë me një vlerë tregu prej 225 milionë eurosh.
Një nga kompanitë kryesore të auditimit dhe këshillimit në botë, KPMG Football Benchmark tha në një deklaratë të enjten se 20-vjeçari francez Mbapa kryeson listën e lojtarëve më të vlefshëm me 225 milionë euro.
Shoku i tij i skuadrës te PSG-ja, ylli brazilian Neymar, 27 vjeç, është në vendin e dytë me vlerë 185 milionë euro.
Fituesi gjashtë herë i Topit të Artë, 32-vjeçari argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, vjen i treti në këtë listë, pasi ai ka një vlerë të tregut prej 180 milion eurosh. Kurse portugezi i Juvenusit, Cristiano Ronaldo nuk është në mesin e 10 lojtarëve më të vlefshëm.
Mbappe u bashkua me PSG-në në verën e vitit 2017. Ai shënoi 76 gola dhe dha 41 asiste në 105 ndeshje për PSG-në.