Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje me armë brenda burgut në Panama, vriten 12 të dënuar


Të paktën 12 persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri mes të burgosurve në një burg afër qytetit të Panamasë, thanë zyrtarët.

Policia tha se ata sekuestruan disa armë në burgun La Joyita, 25 kilometra në lindje të kryeqytetit, duke përfshirë pesë pistoleta dhe tre armë automatike.

Presidenti Laurentino Cortizo, i cili mori detyrën në korrik, tha se incidenti tregon se rojet e burgut janë përfshirë në futjen e armëve brenda burgut.

‘Këto armë zjarri nuk ranë nga qielli, padyshim që ka një lloj bashkëpunimi atje për të futur armët e zjarrit,’ – tha ai në një deklaratë.

Zyrtari i policisë, Alexis Munoz, tha se të shtënat e kishin origjinë nga brenda burgut, ku të burgosurit janë grupuar sipas përkatësisë së bandave për të shmangur konfrontimet dhe se shkaku i përplasjes ishte duke u hetuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *