Mijëra protestues pro pavarësisë së Katalonjës u mblodhën në stadiumin Camp Nou ku po zhvillohej ndeshja mes Barcelonës dhe Realit.
El Classico përfundoi me përleshje dhe një reagim të ashpër nga ana e policisë.
Turmat e demonstruesve mbushën rrugët përreth stadiumit të mërkurën, duke bllokuar rrugën dhe bllokuar trafikun ndërsa thërrisnin parulla pro-pavarësisë.
Kur u errësua pati përleshje mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Protestuesit i vunë flakën koshave të mbeturinave, për të cilat u thirrën zjarrfikësit për t’i shuar.
Një grup protestuesish thuhet se thyen një gardh në përpjekje për të hyrë në stadium diku gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, por u ndaluan nga policia.
Arden cuatro barricadas con contenedores en el entorno del Camp Nou https://t.co/r2J3kieooq pic.twitter.com/x5rI4JFJnH
— Europa Press TV (@europapress_tv) December 18, 2019
Siç shkruan El Pais, dymbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar, katër prej të cilëve kanë kërkuar transferimin në një qendër shëndetësore.
Rreth 25,000 njerëz ishin regjistruar për të marrë pjesë në demonstratë, por organizatorët e protestës thonë se është e paqartë se sa prej tyre u paraqitën në të vërtetë.
Sipas policisë ishin rreth 5,000 protestues. Më shumë se 3000 policë ishin në vendngjarje për të menaxhuar turmat, ndërsa 500 oficerë të tjerë u dërguan në Barcelonë nga qeveria qendrore.
Fillimisht ishte caktuar për muajin tetor, por ndeshja e El Clasico u shty nga frika e përplasjeve pas arrestimit të nëntë ligjvënësve katalanas. Pas vonesës së gjatë, ndeshja e shumëpritur përfundoi në një rezultat zhgënjyes 0-0.