Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset minatori në Bulqizë, sindikata bën përgjegjëse kompaninë “Albchrome”: Shkeli rregulloren e sigurimit teknik


Një minator është aksidentuar ditën e sotme në minierën  Bulqizës.

Përfaqësuesit e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, bëjnë përgjegjës për këtë kompaninë ‘Albchrome’, që pas grevës disa ditore të minatorëve, u ka ndryshuar atyre pozicionet e punës shumë minatorëve duke shkelur rregulloren e sigurimit teknik.

Ata theksojnë se për këtë shkak është plagosur edhe minatori që është dërguar drejt spitalit të Traumës për trajtim të mëtejshëm.

‘AKSIDENTI I RADHËS I PARALAJMËRUAR NË MINIERËN “E SIGURT” TË ALBCHROME

Ditën e sotme ka ndodhur aksidenti i radhës në minierën e Albchrome sh.p.k në Bulqizë. Gjatë procesit të punës, minatori Tush Asllani është plagosur nga një masiv kromi në pjesën e kokës, duke rrezikuar edhe syrin e tij të djathtë, si dhe në pjesë të tjera të trupit, si këmba, krahu etj. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Bulqizës, prej pak minutash Tushi është nisur me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti që i ndodhi sot Tush Asllanit nuk është i rastësishëm. Pas grevës disa-ditore të minatorëve, në mënyrë të padrejtë dhe duke shkelur Rregulloren e Sigurimit Teknik, kompania Albchrome u ka ndryshuar pozicionin e punës shumë minatorëve. Kjo ka ndodhur edhe me Tush Asllanin, të cilin nga zjarrmtar e kanë detyruar të punojë në proces tjetër, jashtë profilit të tij të punës. Ky ka qenë edhe shkaku i aksidentit!

Këtë rast e kemi paralajmëruar dhe denoncuar prej ditësh. I kemi bërë thirrje kompanisë Albchrome që të ndalë këto praktika ndëshkuese ndaj minatorëve, të cilat ju rrezikojnë edhe jetën. Madje ju jemi drejtuar edhe institucioneve përgjegjëse. Por nuk ka patur asnjë reflektim nga ana e kompanisë. Albchrome sh.p.k është përgjegjëse për aksidentin!

Duke i uruar shërim të shpejtë shokut tonë Tush Asllani, zotohemi që do ta ndjekim këtë rast deri drejtësia të vendoset në vend!’ – thuhet në reagimin e SMBB-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *