Vendosni fjalën kyçe....

“Polonia mund të dalë nga BE pas përplasjes për reformën gjyqësore” – Gjykata Supreme polake


Polonia mund të përfundojë duke u larguar nga Bashkimi Evropian për shkak të planeve nga nacionalistët në pushtet, që do lejonin shkarkimin e gjyqtarëve nëse ata vënë në dyshim legjitimitetin e reformave gjyqësore të qeverisë, tha të martën Gjykata Supreme.

Gjykata tha se planet mund të kundërshtonin ligjin evropian dhe të përkeqësojnë tensionet ekzistuese midis Brukselit dhe partisë qeverisëse, Ligj dhe Drejtësi e Polonisë (PiS).

‘Kontradiktat midis ligjit polak dhe ligjit të BE-së me të gjitha gjasat do të çojnë në një ndërhyrje nga institucionet e BE-së në lidhje me një shkelje të traktateve të BE-së, dhe në perspektivën afatgjatë do të çojë në nevojën për t’u larguar nga Bashkimi Evropian,’ tha Gjykata Supreme e Polonisë në një deklaratë.

BE-ja ka akuzuar partinë në pushtet, PiS, për politizimin e gjyqësorit që nga koha kur partia u ngjit në pushtet në vitin 2015. PiS thotë se reformat e saj janë të nevojshme për ta bërë sistemin gjyqësor më efikas.

Sipas projektligjit që ka shkuar para parlamentit, PiS synon të parandalojë gjyqtarët të vendosin që kolegët, të emëruar nga një panel i caktuar nga partia, nuk janë të pavarur.

‘Komisioni ka një qëndrim shumë të qartë për mbrojtjen e gjyqësorit nga ndërhyrjet politike,’ i tha Reuters, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Ëigand në përgjigje të deklaratës së Gjykatës Supreme.

‘Komisioni vazhdon të ndjekë situatën nga afër. Ne mbetemi të gatshëm dhe të disponueshëm për të diskutuar me autoritetet polake mënyrat për të zgjidhur çështjet në fjalë.’

BE-ja kishte thënë të hënën se do të hetojë nëse projektligji minon pavarësinë e gjyqësorit.

Deklarata e Gjykatës Supreme gjithashtu thoshte se projektligji i propozuar ishte ‘dukshëm’ i krijuar për të lejuar presidentin Andrzej Duda, një aleat i PiS, të zgjedhë një kryetar të ri të gjykatës para zgjedhjeve presidenciale në maj.

Kryetarja aktuale e Gjykatës Supreme, Malgorzata Gersdorf, do të largohet në muajin prill. Ajo u emërua para se PiS të vinte në pushtet dhe ka qenë hapur kritike ndaj reformave të partisë.

Gersdorf ka thirrur një takim të të gjithë gjyqtarëve më 17 Mars, në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut tjetër të Gjykatës Supreme, tha zëdhënësi i gjykatës, Michal Laskoëski në një konferencë shtypi të martën.

Lëvizjet nga Hungaria dhe Polonia për t’i sjellë gjykatat dhe mediat nën kontroll më të madh nga shteti, kanë bërë që Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, të fillojë hetimin e ligjit, që në teori mund të çojë në pezullimin e të drejtave të tyre të votimit në BE.

Polonia u bashkua me BE-në në vitin 2004 dhe mbështetja e publikut për anëtarësimin mbetet e fortë, megjithë mosmarrëveshjet midis Brukselit dhe PiS. Polonia është një përfitues i fondeve të BE-së për fermerët e saj dhe projektet e infrastrukturës.

Nuk ka asnjë mekanizëm që BE-ja të dëbojë një shtet anëtar. Deri më tani vetëm Britania e Madhe ka zgjedhur të largohet nga blloku, pas një referendumi në vitin 2016 dhe pritet të dalë nga unioni muajin tjetër.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *