Vendosni fjalën kyçe....

PPE reagon ashpër: Ligjet për median në kundërshtim të hapur me rekomandimet, të kthehen mbrapsht


Partitë Popullore Europiane kanë reaguar ashpër pas miratimit nga parlamenti i Shqipërisë të dy projektligjeve për mediat, të njohura si Paketa Anti-Shpifje.

Në një reagim zyrtar, Michael Gahler, Koordinator i PPE-së për Punët e Jashtme, tha:

‘Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare e udhëhequr nga Kryeministri socialist miratoi dy ligje për median dje në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare. Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe media dhe organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve. Ne vërejmë se anëtari ynë i PPE-së, Partia Demokratike, shprehu rezistencë të fortë kundër miratimit të këtyre ligjeve dhe mbështet rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare’.

Ndërsa një tjetër zyrtar i lartë, David Lega, Raportues i PPE-së për Shqipërinë, tha se liria e mediave është themelore në Europës dhe pjesë e rëndësishme e kritereve për anëtarësim në BE.

‘Liria e mediave dhe e drejta e informacionit janë liritë themelore në Evropë dhe një pjesë e domosdoshme e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në BE. Legjislacioni i miratuar kërcënon këto liri që janë fituar kohë më parë nga populli shqiptar. Media e lirë ka qenë një reporter i vazhdueshëm i abuzimit të pushtetit dhe ka ekspozuar shumë skandale të korrupsionit. Miratimi duhet të shihet si një kthim pas serioz për Shqipërinë në rrugën e saj drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ky vendim, siç e thamë publikisht përpara votimit, mund të ketë një ndikim negativ në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë – në të cilën Grupi i PPE beson fuqimisht. Ne i nxisim autoritetet shqiptare të rishqyrtojnë vendimin dhe ta kthejnë atë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *