Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur emisionin e Baton Haxhiut i njohur edhe si mik i tij për tu shfaqur pas tërmetit e cila është dalja e tij e parë në një media për intervistë përpos daljes së përditshme në ERTV.
Rama ka zgjedhur që studion e “Zonës së Debatit” të Klan Kosova ta zhvendosë në sallën e hartave në Kryeministri e cila edhe ajo ka qenë e dëmtuar nga tërmeti.
Kamerat e emisionit shfaqin meremetimet që po kryejnë në zyrat e selisë së qeverisë të cilat nuk i kurseu tërmeti edhe pse ka pësuar ndër vite rikustruksione.