Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, dhuroi momentin e tij më të spikatur për klubin e tij, pasi goditja me kokë e tij e bukur ndihmoi bardhezinjtë në fitoren e së mërkurës në mbrëmje.
Teksa ndeshja ishte në barazim, Juves i duhej një ‘hero’, dhe Ronaldo i la të gjithë gojëhapur, pasi kërceu lart dhe dukej se varej në ajër duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij.
Gazetari që komentonte ndeshjen llogariti së Ronaldo kishte kërcyer 71 centimetra mbi tokë duke e goditur topin teksa ishte 2.56 metra lart.