Vendosni fjalën kyçe....

Rritet presioni ndërkombëtar ndaj Kurtit e Mustafës për qeverinë e re


Është rritur presioni ndaj Vetëvendosjes e LDK-së pasi dy partitë kryesore në Kosovë nuk po gjejnë gjuhën e përbashkëet për formimin e qeverisë edhe pse nga përfundimi i zgjedhjeve kanë kaluar më shumë se dy muaj.

SHBA-ja e BE-ja kanë bërë thirrje që partitë të lënë mosmarrvëshjet dhe të formojnë sa më shpejt qeverinë e re.

Posti i presidentit është pika ku Mustafa e Kurti kanë ngecur deri tani në negociatat mes tyre.

Ditën e sotme, deputetët e CDU-së gjermane, Schmidt e Bayer, ishn sot në Prishtinë ku theksuan se partitë fituese duhet të lënë anash hollësitë teknike dhe të formojnë qeverië e re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *