Vendosni fjalën kyçe....

Salvinin e zë gjumi në avion, adoleshentja bën selfie me gishtin e mesit (FOTO)


Ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini e ka gjetur veten në rrjetet sociale në një situatë aspak të këndshme.

Ndërsa udhëtonte me avion atë e kishte zënë gjumi dhe një vajzë adoleshente e ulur ngjitur me të ka përfituar nga rasti për të shkrepur një foto, në të cilën nxjerr gishtin e mesit. 

Fotoja është bërë virale në rrjet dhe sigurisht s’mund t’i shpëtonte pa parë dhe vetë Salvinit.

Ai e shpërndau foton në një fjalë me një mesazh ironik për adoleshenten. “Sa bukur të udhëtosh në shoqërinë e adoleshentëve të edukuar. Dhe, mbase pas kësaj ata do të dalin në shesh për të luftuar urrejtjen dhe dhunën”– shkruan Salvini.

Siç shkruan Il Messaggero, mbështetësit e liderit të Lega Nord e kritikojnë vajzën në foto për vrazhdësi, marrëzi e mungesë guximi. Nga ana tjetër, shumë  të tjerë kujtojnë rastet kur vetë Salvini ka përdorur gishtin e mesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *