Vendosni fjalën kyçe....

Televizorë të thyer dhe pranga, studentë të Tiranës protestojnë para Kryeministrisë kundër ‘Paketës-Antishpifje’


Një grup studentësh po protestojnë në këto momente përpara godinës së Kryeministrisë kundër ‘Paketës Antishpifje’ të miratuar një ditë më parë në Kuvend.

Protestuesit kanë hedhur përtokë televizora të thyer si dhe pranga, si simbolikë të asaj se çfarë i pret mediat pas miratimit të dy projektligjeve.

“Siç e shihni në tokë janë diza televizora të thyer si shenjë simbolike sepse ne mendojmë që i vetmi televizion që do mbetet hapur pas këtij ligji është “ERTV”-ja, që nuk ka transmetime live me frekuenca dixhitale por është vetëm online dhe nuk kemi nevojë më për televizor.

Gjithashtu është një paralajmërim se çfarë i pret mediat apo portale të ndryshme, të cilat do të mbushen me gjoba pavarësisht nëse lajmi është i vërtetë apo i pavërtetë pasi verdikti i takon AMA-s dhe jo gjykatës. Më të prekur do jemi ne qytetarët që nuk do na mbërrijë lajmi i vërtetë ashtu siç duhet të mbërrijë.”– tha një student.

Protesta është e organizuar nga “Rezistenca Rinore” dhe pjesëmarrësit në këtë protestë janë studentë të Universitetit të Tiranës. Ata e quajnë kryeministrin Edi Rama “Erdogan” ndërsa akuzojnë këshilltarin e tij Endri Fuga se u dërgon mediave lajme të pavërteta me kasetë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *