Vendosni fjalën kyçe....

Vriten dy persona pranë qendrës shëndetësore në Patos


Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në Patos.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një qendër shëndetësore. Policia thotë se ka arrestuar një person si të dyshuar mbi ngjarjen. Ai është identifikuar si Martin Skëndaj.

“Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur. 

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas Ora News edhe i plagosuri ka humbur jetën, por ende nuk ka një konfirmim nga policia mbi këtë. Dy personat mendohet se janë dy të rinj por ende nuk dihet identiteti i tyre./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *