Arrestohet presidenti i ekipit të futbollit të Turbinës së Cërrikut, Gentian Gjoka. Mësohet se Gjoka është arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Bllokut në afërsi të banesës së tij, kjo sepse pas një kontrolli të policisë iu gjet një pistoletë të cilën e kishte pa leje.
Gjoka tani do të përballet me drejtësinë me akuzën e armëmbajtjes pa leje duke rrezikuar nga 7 deri në 15 vite burg nëse shpallet fajtor.
Më parë armëmbajtja pa leje në Kodin Penal ishte me burgim nga tre deri në shtatë vjet, por me ndryshimet në kodin e ri ky dënim u rrit.