Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon dokumentin: Shkarkohet profesori i inxhinierisë nga posti i zv.dekanit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një dokument sipas të cilit, profesori Agim Seranaj është shkarkuar nga detyra e tij si zv/dekan i fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Sipas Berishës, Seranaj është shkarkuar vetëm sepse ka thënë të vërtetën në lidhje me shembjet e ndërtesave në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Pedagogu shkarkohet nga detyra se tha te verteten per termetin dhe demet e tij! Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e qytetarit dixhital! sb

Doktor Pershendetje, po ju informoj per kete rast e shkarkuan se kishte shkuar tek rrenojat e Durresit me studentet. Edhe po thonte te verteten per termetin dhe per demet e tij”– thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.

Vendimi siç shihet në dokument, është marrë nga dekani Neritan Shkodrani.

Më shumë se një javë më parë, inxhinieri Agim Seranaj ngriti shqetësimin mbi mënyrën se si po bëhet vlerësimi i dëmeve në ndërtime, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit (lexo këtu). Ai tregoi në studion e emisionit ‘Opinion’ që janë lëshuar 5 formulare të ndryshme vlerësimi. Ai tregoi gjithashtu se si po punohej për një objekt që ishte shpallur i banueshëm nga një ekspertizë dhe i pabanueshëm nga një ekspertizë tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *