Vendosni fjalën kyçe....

Dyshime për krime lufte, Gjykata Penale Ndërkombëtare nis hetimet ndaj Izraelit


Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka deklaruar se do të nisë hetimin ndaj krimeve të supozuara të luftës nga Izraeli në territoret palestineze.

Fatou Bensouda tha se hetimi mund të përfundojë me akuza të ngritura ndaj të dyja palëve, si Izraelit dhe Palestinës.

“krime lufte janë kryer apo po kryhen në Bregun Perëndimor, në Lindje të Jeruzalemit dhe në Rripin e Gazës”, tha ajo.

Bensouda shtoi se për arsye që autoritetet palestineze kanë kërkuar ndërhyrjen, autorizimi për të nisur hetimet nuk është i nevojshëm. Megjithatë është e paqartë se në cilat territore gjeografike do të kryhet hetimi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *