Vendosni fjalën kyçe....

Meta asnjë vendim ende për ‘Paketën Antishpifje’: Përgjigja do vijë në kohën e duhur


Presidenti i vendit Ilir Meta dha një deklaratë për mediat pas konferencës së organizuar sot nga Avokati i Popullit.

I pyetur nga gazetarët lidhur me ‘Paketën Antishpifje’ që u miratua dy ditë më parë në Kuvend, Meta tha se do ta shikojë me vëmendje nuk mos dhënë një përgjigje të prerë nëse do e dekretojë apo jo.

“Së pari duhet ta shoh me vëmendje sepse është folur vazhdimisht për ndryshime të ndryshme në minutat e fundit kështu që do t’i shoh të zbardhur me relacionet përkatëse. Përgjigja do vijë në kohën e duhur, e argumentuar dhe transparente si gjithmonë

Përveç pasojave të rënda tragjike të tërmetit të cilat kërkojnë një angazhim shumë të fortë dhe të jashtëm për t’i përballuar të gjitha ato pasoja të mëdha për qytetarët, për bashkitë, që besoj se do paguhen në radhë të parë nga taksapaguesit tanë.”– tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *