Vendosni fjalën kyçe....

Meta flet për ‘Kambana Alarmi’: Liria e medias është përkeqësuar


Ditën e sotme, presidenti i vendit Ilir Meta ka dhënë disa mesazhe të forta lidhur me lirinë e medias duke folur për ‘Kambana Alarmi’ për përkeqësimin e këtyre lirive dhe polarizimit artificial të politikës.

Duke iu referuar raporteve të fundit që tregojnë për një media shqiptare pjesërisht të lirë, presidenti tha:  “Liria e medias është përkeqësuar, kushtet e punës gjithashtu, pas shumë viteve gazetarët u janë kthyer protestave, shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, kurse pronarë e drejtues mediash e kanë asgjësuar postin e kryeredaktorit të lajmeve se e bëjnë vetë.

Kufizimet ndaj gjuhës së urrejtjes së urrejtjes nuk duhet kurrsesi të keqpërdoren me qëllim mbytjen mbytjen e kriktikës ndaj qeverisjes dhe të zgjedhurve, të bindjeve të ndryshme politike, të përkatësisë së besimit fetar apo të kërkesës për llogaridhënie. Ka pasur përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve. Nuk harrojnë dot dramën që shkaktoi mohimi i kësaj lirie në 50 vite të diktaturës, kalvari i vrasjeve, dënimit dhe cenimit të dinjitetit njerëzor. Pas përmbysjes së regjimit ndodhi revolucion i jashtëzakonshëm mediatik, me një numër të madh mediash. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka korrelacion mes lirive civile dhe demokracisë, sa më e konsoliduar demokracia aq më të mbrojtura janë liritë e individit. Kambana më e fortë e alarmit është shpopullimi i vendit, cenimi i lirive, mungesa e llogaridhënies dhe varfëria janë kushtet kryesore. Polarizimi artificial i jetës politike në vend dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga politika është ajo që i demotivon shqiptarët që kanë kërkesa të larta që të ikin nga vendi”.

Meta përmendi një raport sipas të cilit, numri i azilkërkuesve për 10 muaj është rritur me 16% krahasuar me vitin e kaluar. Madje shqiptarët kanë një numër 8.2 herë më të lartë se Serbia dhe 11 herë më i lartë me Malin e Zi.

 Presidenti dha dhe një urim për gazetarët me rastin e afrimit të festave të fundvitit, që viti i ardhshëm t’i gjejë mediat dhe gazetarët më të lirë, më aktivë dhe më afër të vërtetës. Edhe pse ai pranoi se kjo nuk mund të ndodhe më një urim dhe dëshirë.

Këto deklarata Meta i bëri në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit me temë “Liria pa urrejtje, liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *