Kreu i Shtetit Ilir Meta priti në Presidencë Aleksadër Soros, djalin e Presidentit të Fondacionit “Shoqëria e Hapur”.
Lajmin e takimit e ka bërë vetë me dije zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.
Meta e njohu me shqetësimet për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe i kërkoi domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.
Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”-njofton zëdhënsi Tedi Blushi.