Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka postuar videon e dytë për kreun e KED-së edhe në gjuhën e angleze.
Dy ditë pasi e publikoi në shqip tashmë Presidenti synon që denoncimin e tij ta paraqesë edhe për faktorin ndërkombëtar.
“Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese”-shkruan Meta.