Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca reagon pas vendimeve të Komisionit të Ulsi Manjës: Presion ndaj prokurorisë për të mbrojtur Dvoranin


Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit të vendit ka reaguar pas vendimit të Komisionit Hetimor për t’i kërkuar edhe një herë një ekspertizë më të specializuar Komisionit të Venecias, për veprimet e Metës.

Blushi thotë se veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje të kreut të KED-së Ardian Dvorani, të cilin presidenti Ilir Meta e ka kallëzuar penalisht.

 “Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të z.Dvorani, i cili është kallëzuar në Prokurori për veprimtarinë e tij të mirëdokumentuar kriminale.

Ky “solidaritet” vërteton se krimet e z.Dvorani janë kryer në bashkëpunim.

Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për dhunimin e Kushtetutës.

Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës.

Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje.”-  shkruan Blushi.

Komisioni ka zgjeruar objektin e hetimit për veprimet e presidentit në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.  Maxhoranca pretendon se presidenti Meta ka bërë dy shkelje të tjera sa i takon emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo ishte arsyeja pse kërkoi dhe shtyrjen e komisionit.

Komisioni Hetimor i drejtuar nga Ulsi Manja, ka votuar unanimisht që t’i drejtohet për opinion Komisonit të Venecias për të marrë një ekspertizë më të specializuar në lidhje me vendimin e Metës për të mos organizuar ceremoninë e betimit të Arta Vorpsit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *