Vendosni fjalën kyçe....

Socialisti Ulsi Manja fotografohet me anëtarin e SPAK-ut


Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja është fotografuar me prokurorin e SPAK-ut Altin Dumani.

Fotoja e takimit që qarkullon në rrjetet sociale shihet se është zhvilluar në një ambient jo-institucional ku anëtari i SPAK dhe deputeti socialist Ulsi Manja shihet të diskutojnë me njëri tjetrin në prani edhe të personi të tretë.

Altin Dumani së bashku me 7 anëtarë të tjerë u betuan si prokuror të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion e cila ndër të tjera ka në fokus edhe hetimin e figurave politike më të larta.

Dumani ishte në garë edhe për drejtimin e SPAK por nuk arriti të dilte fitues përballë Arben Krajës i cili mori vota më shumë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Altin Dumani gjatë firmosjes së betimit në Presidencë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *