Vendosni fjalën kyçe....

15 të vrarë në Indi në protestat kundër ligjit të shtetësisë


Pesëmbëdhjetë persona u vranë në Indi ndërsa protestat kanë përfshirë mbarë vendin kundër një ligji polemik të diskutueshëm, thanë të shtunën zyrtarë të sigurimit.

Inspektori i Përgjithshëm i Policisë, Praveen Kumar, konfirmoi numrin e vdekjeve për ‘Anadolu Agency’ duke thënë se rastet r reja u raportuan në shtetin verior të Uttar Pradesh.

‘Policia ka arrestuar 705 persona, të cilët ishin të përfshirë në dhunë. Përveç kësaj, 263 policë u plagosën, nga të cilët 57 morën plagë me armë zjarri,’ tha Kumar.

Një poste policie iu vu zjarri nga protestuesit në qytetin Kanpur, njoftoi agjensia e lajmeve PTI.

Shërbimet e internetit do të qëndrojnë të pezulluara në Lucknoë, kryeqyteti shtetëror, deri të hënën, tha një zyrtar.

Ligji për Ndryshimin e Qytetarisë që kaloi javën e kaluar u jep shtetësi Hinduve, Sikëve, Jains dhe të krishterëve nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi, por bllokon natyralizimin për myslimanët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *