Vendosni fjalën kyçe....

“As nuk m’i hedh sytë kur mundet” – Wanda Nara “ankohet” për Icardi-n


Wanda Nara, gruaja e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, ka zbuluar se karriera e tij profesionale ndikon në jetën e tyre intime, pasi burri i saj refuzon të bëjë seks nëse klubi i tij humbet një ndeshje.

Në një intervistë për ‘La Republica Delle Donne’, agjentja e futbollit e kthyer në modele ndau detaje intriguese të jetës së saj personale duke theksuar se burri i saj i famshëm ndjek rreptësisht rregullat sportive dhe nuk bën seks para ndeshjeve.

33-vjeçarja shtoi se Icardi ndihet i dëshpëruar pasi PSG humbet dhe ‘as nuk ia hedh sytë asaj’.

‘Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë para një ndeshjeje. Vetëm pas saj dhe me kusht që ndeshja të shkojë mirë. Nëse ata humbasin, ai as nuk dëshiron të më shikojë, ‘ tha Nara.

Ajo gjithashtu komentoi lëvizjen e sulmuesit argjentinas nga Interi te PSG duke thënë vendimi që u mor ishte në të mirën e të gjithëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *