Vendosni fjalën kyçe....

Çifti francez kapet në Shqipëri, ishin në kërkim ndërkombëtar


Një çift francez është kapur në Tiranë pasi ishin në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

C.F 26 vjeçe dhe A.Gh 33 vjeç ishin shpallur në kërkim pasi autoritet franceze kishin lëshuar urdhër arresti për tre vepra penale.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi:

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.

Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës“-thuhet në deklaratën e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *