Vendosni fjalën kyçe....

Dita e dytë e takimit të “mini-schengenit” aktivistët protestojnë para Kryeministrisë


Në Tiranë dhjetra aktivistë kanë dalë në protestë kundër mini-schengenit Ballkanit përpara kryeministrisë.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë që janë kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë.

Ndërsa ditën e djeshme ishin aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri të cilët zhvilluan protestë para hotelit ku po zhvillohej takimi mes tre krerëve të qeverive të rajonit.

Pritet që pas disa minutash të nisë takimi i parë që sipas axhendës është takimi i liderëve, që pason me takimin e delegacioneve. Në 13.15 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *