Turistët e habitur shikuan teksa një zyrtar detar rrezikoi jetën e tij teksa një jaht luksoz, në pronësi të miliarderit pakistanez Alshair Fiyaz, shkatërroi një kabinë vëzhguese pranë një ure.
Një video që është bërë në mediat sociale, tregon se miliarderi pakistanez përplas mjetin e madh detar në Lagunën e Gjirit Simpson në ishullin e Karaibeve të Shën Martinit.
Superjahti ‘Ecstasea’, 282 metra, për të cilin thuhet se vlen diku midis 75 dhe 120 milionë dollarë, u përplas me kabinën e kontrollit të trafikut detar, duke trembur turistët në urë.
Një person me një uniformë të bardhë shihet menjëherë duke ikur pak përpara se të rrëzohej nga bashi i anijes.