Lajpcig ka arritur ta fitojë ndeshjen e fundit të fazës së parë duke u shpallur kampion i dimrit në Gjermani.
Ata kanë mposhtur në fushën e tyre Augsburgun me rezultatin 3-1 dhe kryesojnë me 3 pikë më shumë se Gladbahu i vendit të dytë dhe 4 pikë më shumë se Bajerni i Mynihut.
Bavarezët nga ana e tyre kanë mposhtur Volfsburgun dhe duket se e kanë kapërcyer krizën e para pak javëve dhe janë rikthyer fuqishëm në garë për titullin kampion.
Që prej ngjitjes në Bundesligë në vitin 2016, Lajpcigu ka bërë paraqitje mbresëlënëse duke u renditur në vendi e dytë, gjashtë dhe të tretë në kaq sezone. Gjithsesi deri në fund ka ende kohë kështu që mbetet për t’u parë se çfarë do arrijë ekipi.