Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje të ashpra mes të burgosurve në Honduras, vriten me njëri-tjetrin 16 të dënuar


Të paktën 18 të burgosur vdiqën dhe 16 u plagosën në përleshjet mes të burgosurve në Honduras, pasi luftimet shpërthyen në një burg në qytetin portual verior, Tela, thanë të shtunën zyrtarët e burgut.

Instituti Kombëtar i Ndëshkimit tha se 17 të burgosur kishin vdekur brenda burgut dhe një tjetër vdiq në spital, kurse mediat lokale i përshkruan trazirat si përplasje mes bandash.

Nuk ishte e saktë se çfarë i ndezi përleshjet në burgun në Tela, rreth 200 kilometra nga Tegucigalpa, kryeqyteti i vendit të vogël të Amerikës Qendrore.

Një zëdhënëse e burgut, Digna Aguilar, tha se autoritetet duhej të ndërhynin me kujdes në zonë duke qenë se të burgosurit bartnin armë zjarri. Forcat e policisë thanë se pesë armë 9-milimetra si dhe municione, ishin kapur nga të burgosurit.

Zyrtarët e burgut fillimisht kishin raportuar vetëm tre vdekje, por numri i tyre u rrit shpejt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *