Një bombë shpërtheu të shtunën para një hoteli në qytetin somalez, Galkayo të rajonit Mudug, duke vrarë të paktën shtatë civilë, tha një oficer ushtarak lokal.
Zyrtari tha se shoferi kishte dështuar të hynte në kompleksin e hotelit dhe në vend të kësaj goditi një kamion ushtarak të parkuar jashtë si një pengesë.
‘Deri më tani ne mund të pohojmë shtat viktima, kryesisht civilë, por numri i të vdekurve mund të rritet,’ tha Majori Ali Umar.
‘Mbi një duzinë të tjerë u plagosën, kryesisht personel ushtarak somalez.’ – shtoi ai.
Një mjek në spitalin e Galkayos tha se aty ishin paraqitur mbi 30 të plagosur si rezultat i shpërthimit.
Grupi militant al Shabab, i cili po përpiqet të rrëzojë qeverinë qendrore, nuk ka deklaruar gjë lidhur me sulmin. Ai kontrollon seksione të vogla të rajonit Mudug, por jo Galkayon.