Vendosni fjalën kyçe....

Tashmë zyrtare, Anceloti firmos me Everton


Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Evertonit.

Ish-trajneri i Napolit ka firmosur një kontratë me skuadrën nga Liverpuli për 4 sezone e gjysmë.

Everton ka kënaqësinë që të njoftojë se Carlo Ancelotti është menaxheri i ri i klubit. Një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll, me 20 trofe në 4 shtete të ndryshme dhe 3 Champions League të fituara, ka firmosur një marrëveshje deri në vitin 2024”-thuhet në njoftimin e Evertonit.

Ancelotti ka qenë trajner i Chelsea në Premier League në periudhën 2009-2011, duke fituar një titull kampion, një FA Cup dhe një Community Shield.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *