Vendosni fjalën kyçe....

UEFA gjobit Turqinë me 50 mijë euro


UEFA ka gjobitur Federatën Turke të Futbollit me 50 mijë euro.

Gjoba është marrë pas përfundimit të hetimit të nisur nga UEFA më 15 tetor, lidhur me përshëndetjen ushtarake të lojtarëve të kombëtares turke në barazimin e arritur në Paris ndaj Francës në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, ku Turqia është kualifikuar.

Në përfundim të ndeshjes, lojtarët turq shkuan në pjesën e stadiumit ku ndodheshin tifozët e tyre dhe përshëndetën në mënyrë ushtarake.

Kjo përshëndetje u përsërit edhe pak ditë më vonë në fitoren e Turqisë ndaj Shqipërisë. Përshëndetja në fjalë ishte një mënyrë solidarizimi me ushtrinë turke, që asokohe kishte nisur një operacion ushtarak në veri të Sirisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *