Ish-bosi i ‘France Telecom’ dhe dy ish-drejtues janë burgosur për një politikë ristrukturimi të lidhur me vetëvrasjet mes punonjësve në vitet 2000.
Didier Lombard u burgos për një vit, siç ndodhi me Louis-Pierre Wenes dhe Olivier Barberot, megjithëse tetë muaj nga dënimi u pezulluan.
Kompania, pasi u riemërua ‘Orange’, u gjobit me 75,000 euro.
Gjykata shqyrtoi 39 raste të punonjësve, 19 prej të cilëve u vetëvranë ndërsa 12 të tjetër e provuan.
Të tjerët kishin jetuar me depresion ose kishin qenë të paaftë për të punuar. Kjo ndodhi gjatë një ristrukturimi të madh të kompanisë që preku mijëra të punësuar.
Katër drejtues të tjerë u shpallën fajtorë për bashkëpunim dhe atyre iu dhanë dënime me kusht dhe 5,000 euro gjobë.
Lombard, ish-presidenti dhe shefi ekzekutiv, Wenes, zëvendësi i tij dhe Barberot, ish-drejtori i burimeve njerëzore, gjithashtu u gjobitën me nga 15 mijë euro.