Vendosni fjalën kyçe....

Vodhi një flamur të LGBT-së në kishë dhe e dogji jashtë një klubi striptizmi, amerikani dënohet me 16 vjet burg


Një burrë nga Iowa është dënuar me 16 vjet burg, pas akuzave se kishte vjedhur një flamur shumëngjyrësh të LGBT-së në një kishë dhe e kishte djegur atë jashtë një klubi striptizmi.

Siç shkruan RT, Adolfo Martinez, 30 vjeç, është shpallur fajtor për ngacmim të shkallës së tretë, urrejtje dhe përdorim të pamatur të zjarrit për vjedhje.

Ai u arrestua pasi policia tha se vodhi një banderolë të LGBT-së të varur në kishën e Bashkuar të Krishtit në Ames në 11 qershor.

Martinez më vonë e dogji flamurin e vjedhur dhe e shuajti zjarrin me një pije jashtë klubit të “Curvez Gentleman”, i cili e kishte dëbuar atë më herët atë ditë.

Ai gjithashtu kishte kërcënuar se do të digjte klubin. Martinez pranoi akuzat për djegien e flamurit dhe u shpall fajtor muajin e kaluar. Ai u dënua të mërkurën me 16 vjet pas hekurave. Dënimi i ashpër është marrë kryesisht për shkak të akuzës së krimit të urrejtjes, që është një krim i klasit D.

Avokatja Jessica Reynolds tha se akuza e krimit të urrejtjes buron nga fakti se autoritetet besojnë se Martinez e dogji flamurin për shkak të “asaj që përfaqëson sa i përket orientimit seksual”.

Martinez më parë kishte pranuar në media pasi ishte arrestuar, se ai “kundërshtonte homoseksualitetin” dhe ai ishte “fajtor”.

“Kam djegur krenarinë e tyre”- thoshte ai. Citimi u përdor më vonë kundër tij nga prokurorët. Reynolds tha që Martinez është personi i parë në historinë e qarkut që është dënuar për një krim të urrejtjes.

Dënimi i ashpër ka shkaktuar mjaft debate në rrjetet sociale.

Për ironi, nëse Martinez do kishte zgjedhur të vidhte dhe digjte flamurin amerikan, ai do të trajtohej me një dënim shumë herë më pak të ashpër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *