Vendosni fjalën kyçe....

Vrau dy të rinjtë në Patos, Gjykata e Fierit jep vendimin për Martin Skëndaj


Martin Skëndaj ka dalë para gjykatës së Fierit ditën e sotme ku i është komunikuar masa “arrest me burg”

Skëndaj vrau me armë zjarri dy të rinjtë, Elis Kapaj 22 vjeç dhe Manol Rapaj 26 vjeç  në poliknilikën e Patosit.

Dyshohet se shkak fillestar për ngjarjen e rëndë është bërë një lidhje dashurie e motrës së autorit me 22 vjeçarin, gjë për të cilën ata edhe ishin konfliktuar dy netë para ngjarjes më mjete të forta, shkruan abcneës.al.

Pas këtij konflikti, Skëndaj kishte shkuar tek Poliklinika, ndërsa nuk dihet në çfarë rrethanash janë hasur sërish me Kapajn dhe Rapajn duke shkaktuar një konflikt, pas të cilit mbetën dy të vdekur.

Pas krimit, Skëndaj u dorëzua në polici bashkë me armën e shërbimit pasi ishte gardian në burgun e Fierit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *