Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka premtuar se do ndihmojë me vlerë monetare Shqipërinë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
Gjatë fjalës së tij në deklaratën për shtyp Vuçiç siguroi se Serbia do jetë një nga 2-3 donatorët më të mëdhenj për zonat e dëmtuara nga tërmeti.
“Qeveria e Serbisë do marrë të hënën një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënënëse parash Shqipërinë dhe besoj se do jemi një nga 2- 3 apo 4 donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën e zonat e tjera në Shqipëri“-deklaroi Vuçiç.