Vendosni fjalën kyçe....

31 dhjetori afati i fundit për regjistrimin e makinave nën Euro 4


Nga 1 janari 2020, të gjitha mjetet e përdorura që nuk përmbushin kriterin Euro 4, nuk do regjistrohen në Shqipëri.

Ka qenë kjo deklarata e bërë nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Në një intervistë për News24, Gonxhe tha se afati i fundit për regjistrimin e mjeteve të përdurora nën standartin Euro 4 është 31 dhjetori 2019.

‘Të gjithë shitësit e automjeteve, por edhe personat privatë që kanë eksportuar mjete të nivelit nën Euro 4 para vitit 2019 pra deri në 31.12.2018 dhe këto janë një stok të paregjistruara në Shqipëri duhet patjetër që të nxitojnë të bëjnë regjistrimin dhe targimin e tyre brenda 31.12.2019 sepse pas kësaj date nuk do të lejohet më regjistrimi. Pra edhe në rast se i kanë futur makinat, në rast se e kanë importuar dhe makina ka paguar doganën dhe ka kryer detyrimet dhe është thjesht një objekt i paregjistruar do të humbi të drejtën për t’u regjistruar’, tha Gonxhe.

Ai tha më tej se vendimi për ndalimin e importit të jeteve që nuk përmbushin kriterin Euro 4 ishte marrë që në janar të vitit 2019, por u shty deri në janar 2020, pas kërkesave të bëra nga tregtarët e makinave të përdorura.

‘Ky vendim është marr që në pranverën e vitit 2019 por pasi u dëgjua shqetësimi i tregtarëve u vendos që ky afat të shtyhej. Ministria dhe DPSHTRR propozuan ndryshimin e VKM-së dhe lanë një afat 1-vjeçar që këto makina mund të regjistrohen brenda këtij viti, deri në 31 dhjetor 2019’, shtoi ai.

Për sa u përket makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore Euro 5 dhe Euro 6.

Ndërsa makinat me Euro 4 që janë në qarkullim nuk preken nga ky vendim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *