Vendosni fjalën kyçe....

6-vjeçarja gjen mesazhin për ndihmë në kartolinë, firma pezullon prodhimin në fabrikën kineze


Firma Tesco ka pezulluar prodhimin e kartave të Krishtlindjeve për bamirësi në një fabrikë në Kinë, pasi një vajzë gjashtë vjeçare gjeti një mesazh nga një prej punonjësve në të.

Në kartolinën që gjeti Florence Widdicombe, sipas BBC-së shkruhej se të burgosurit në Shanghai ishin të detyruar të punonin kundër vullnetit të tyre.

“Ju lutemi na ndihmoni dhe njoftoni organizatën e të drejtave të njeriut”– thuhet në mesazh.

Pas këtij incidenti, Tesco tha se ishte “shokuar” nga raporti duke shtuar: “Ne kurrë nuk do të lejonim punën e burgut në zinxhirin tonë të furnizimit”.

Supermarketi tha se do të hiqte nga lista e furnizuesve të kartolinave, Zheijiang Yunguang Printing, nëse konstatohej se kishte shfrytëzuar të burgosurit.

6- vjeçarja Florence po shkruante kartolina me miqtë e saj të shkollës, kur zbuloi se njëra prej tyre me një kotele me një kapelë Santa – e kishte një shënim.

“Kjo më bëri të ndjehem e tronditur”– tha vogëlushja.

Babai i saj, Ben Widdicombe, tha se në fillim e konsideroi si marrëzi kur vajza i tregoi mesazhin por pasi kuptoi se kjo mund të ishte diçka serioze, ndjeu përgjegjësinë ta raportonte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *