Një atlet në moshë të re i sëmurë me tumor të gradës së fundit të shkaktuar nga pirja e duhanit me anë të avullit, është shpëtuar me një transplantim të dyfishtë në mushkëri.
Mjeku që bëri operacionin i tha RT-së se pirja e duhanit me në të avullit është po aq vdekjeprurës sa pirja e cigareve tradicionale.
‘Të dy ata janë një lloj gjarpri helmues,’ tha Dr. Hassan Nemeh, drejtor kirurgjik i transplantimit të organeve torakale në Spitalin Henry Ford në Detroit.
‘Nuk e di cili nga gjarpërinjtë është më helmues se tjetri. Nëse dikush vritet nga pickimi i kobrës, tjetri mund të vdesë nga pickimi i mambës. Nuk jam i sigurt se cili është më keq. Mendoj që të dy janë të këqij për ju,’ – shtoi ai.
Nemeh kreu një transplantim të dyfishtë në mushkëri për të shpëtuar jetën e një 17-vjeçari, atlet i një shkolle të mesme. Megjithë përvojën e tij të gjerë në sallën e operacionit, ai kishte mbetur i habitur nga ajo që pa brenda pacientit të tij, duke e quajtur gjendjen e djalit ‘më të keqen që kishte përballuar më parë’ në një intervistë me New York Times.
‘Pavarësisht nga pritshmëria ime nga skaneri, sinqerisht isha pak i befasuar për gjendjen që ishte mushkëria. Për dallim nga pirja e duhanit tradicionale, avullimi shkakton dhëmbëzim të gjerë dhe fibrozë të mushkërive.’ – tha ai.