Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumi Ishëm të dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë në Fushë Krujë e fshatrat përreth.
Dhjetëra banesa janë rrethuar nga uji ndërsa vështirësi paraqitet edhe për banorët që jetojnë në çadra pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në banesat e tyre.
Situata paraqitet më e vështirë në fshatin Mallkuç e Murqinë.