Linja e tensionit të lartë Fierzë-Fush Arrëz ka pësuar defekt për shkak të rreshjeve të dendura të shiut.
Kjo ka bërë që bashkitë e Pukës dhe Fushë Arrëzit të mbeten pa energji elektrike. shkruan Balkanweb.
Ndërkohë edhe rruga Vau i Dejës – Pukë paraqet probleme për sa i përket qarkullimit të mjeteve duke qenë se shirat kanë shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh pranë kthesës së Komanit.