Vendosni fjalën kyçe....

Dy të rinj humbën jetën në punë, protestuesit rrethojnë dyqanin e “McDonald’s” në Peru (FOTOT)


Dhjetëra njerëz kanë protestuar para një pike të McDonald’s në Lima, në Peru, pas vdekjes së dy punonjësve të rinj.

Punonjësit e McDonald dhe të afërmit e personave që humbën jetën mbanin në duar pankarta me mbishkrimet: “Punë po, shfrytëzim jo. #McDonaldsMjaftMë” dhe “Mjaft më me të mbijetuar, duam të jetojmë!”.

Dy të rinj, Alexandra Porras, 18 vjeç dhe Gabriel Campos, 19 vjeç, humbën jetën javën e kaluar ndërsa pastronin kuzhinën në restorant.

Sipas policisë, Porras ishte elektrodifikuar ndërsa merrej me makinën epijeve të buta. Ndërsa Campos u vra ndërsa përpiqej t’i vinte asaj në ndihmë. Të dy po punonin për të kursyer para për të ndjekur universitetin.

Protestuesit fajësojnë kushtet e pasigurta të punës në kompaninë e ushqimeve të shpejta.

Rocio Zapata, nëna e Gabriel, akuzoi firmën se nuk i kishte siguruar djalit të saj trainim dhe pajisje adekuate – edhe pse ai kishte punuar atje për gjashtë muaj.

“Pashë kufomat e fëmijëve dhe uji ishte kudo, gjithçka ishte e ekspozuar, nuk kishte ku të shpëtoje prej andej. Ata nuk do të më mashtrojnë sepse unë e kam parë.”- thotë Zapata, citon RT.

Të gjitha restorantet e McDonald në Peru u mbyllën për dy ditë për të vajtuar humbjen e dy punonjësve të rinj. Agjensia e sigurisë në vendin e punës në Peru tha se po fillonte një hetim për të përcaktuar nëse McDonald duhet të mbahet përgjegjës për tragjedinë apo jo.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *