Shirat e rënë ditën e sotme kanë shkaktuar probleme qarkullimi në disa zona të Tiranës, ndërsa ka pasur edhe dëme materiale, duke qenë se era e fortë ka shkulur disa pemë që kanë rënë mbi mkinat e parkuara pranë tyre.
Lumi i Lanës ka dalë nga shtrati i tij në një pjesë të shtrirjes së tij ndërsa probleme janë vërejtur edhe në rrugën e Elbasanit e në një pjesë të Unazës, pranë Kopshtit Botanik etj.
Probleme nga erërat e forta dhe shiu janë vërejtur edhe në qytetet Durrës e Vlorë, një pjesë e rrugëve të të cilëve janë përmbytur.
VINI RE: Fotot marrë nga faqja Aksidente Rrugore